Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari

Shqipëria

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 18:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një djalë rreth 16-vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat