“Lojë mashtruese që ka dëmtuar disa persona”/ Rama thirrje qytetarëve: Bëni kujdes nëse merrni mesazhe në emër të personave publikë

Shqipëria

“Lojë mashtruese që ka dëmtuar disa persona”/ Rama thirrje qytetarëve: Bëni kujdes nëse merrni mesazhe në emër të personave publikë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 17:34
Edi Rama

“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot.

Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit.

Që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.”-thuhet në reagimin e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat