2-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore pasi piu gabimisht ilaçe/ Policia jep detajet e para

Shqipëria

2-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore pasi piu gabimisht ilaçe/ Policia jep detajet e para

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e së shtunës në Sarandë.

Sipas informacioneve një fëmijë i mitur, 2-vjeç ishte paraqitur pranë spitalit Rajonal të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pasi iu dha ndihma e parë, u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, teksa Policia ka bërë publike një komunikatë.

Blutë e Sarandës bëjnë me dije se 2-vjeçari ka konsumuar aksidentalisht një sasi ilaçesh në banesën e tij.

Teksa është transportuar drejtë Tiranës, lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për të zbardhur detajet e plota.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur 2 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një sasi medikamentesh mjekësore, në banesën e tij.

2-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat