Divorci Meta-Kryemadhi, Beci: Çfarë fshihet pas, plani përballë SPAK

Shqipëria

Divorci Meta-Kryemadhi, Beci: Çfarë fshihet pas, plani përballë SPAK

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 21:28
Ish-prokurori Eugen Beci

Ish-prokurori Eugen Beci tha në “Review” në Euronews Albania se do duhen shumë vite që divorci i çiftit Meta-Kryemadhi të bëhet juridikisht i vlefshëm.

Ai tha se duket se një përçarje të madhe të çiftit duket se e ka sjellë qëndrimi i tyre shumë i ndryshëm në lidhje me prokurorinë e posaçme.

“Po ta shikosh në aparencë, brenda gardhit të SPAK-ut dhe jashtë gardhit të SPAK, ku zonja Kryemadhi artikulon saktë dhe qartë se prokuroria e posaçme mund të jetë palë, por unë do bëj luftën time ligjore, e përtej gardhi bashkëshorti i saj artikulon me formën jo të duhur mënyrën se si do adresojë defektet e SPAK, duket se në pikëpamje të parë, kjo i ndan ata. Ajo që është deklaruar është gardhi i prokurorisë së posaçme. Por frytet e reformës në drejtësi, do i gëzojë që te divorci.

Divorci do dojë vite që të bëhet. Sepse 140 vota të bashkuara të tyre, do i detyrojnë që të presin me vite të tëra që divorci të bëhet juridikisht i vlefshëm. Përveç qasjes që ata kanë nga SPKA, do gëzojnë edhe frytet dhe rezultatet e SPAK.

Por ndër rreshta duket sikur Meta thotë se Monika ka thënë diçka në SPAK. Dua të sqaroj, procesi gjyqësor i divorcit nuk do ketë asnjë ndikim në çështjet penale apo në ndonjë hetim pasuror që mund të bëhet nesër”,-tha Beci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat