Raporti për keqpërdorimin e fondeve të IPARD, Basha: SPAK të hetojë, Shqipëria nuk meriton të jetë gazi i botës

Shqipëria

Raporti për keqpërdorimin e fondeve të IPARD, Basha: SPAK të hetojë, Shqipëria nuk meriton të jetë gazi i botës

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 18:46
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka reaguar për raportin e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit të Fondeve të BE, OLAF, e cila njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 134 milionë eurove fonde të programit IPARD në ndihmë të bujqësisë shqiptare.

Basha shprehet se ky abuzim është dëshmia e rradhës e qeverisë Rama dhe është problemi i çdo shtrese të shoqërisë shqiptare. Kreu i demokratëve euroatlantik inkurajon SPAK për një hetim të thelluar të këtij skandali korruptiv, që dëmton familjet fermere.

Ai gjithashtu shton se me programin e prezantuar në 1 qershor, fermerët do të dalin nga varfëria dhe stanjacioni në të cilin ndodhen prej kësaj qeverie, përmes subvencioneve të drejtpërdrejta me vlerën 100 milionë euro.

Reagimi i plotë:

“Korrupsioni me fondet e BE-së për bujqësinë, siç raporton dhe Zyra Europiane Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF), është dëshmia e radhës se qeveria e Edi Ramës nuk është zgjidhja, por problemi i çdo shtrese të shoqërisë shqiptare.

Guximi për të abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë, teska kanë lënë pa mbështetje fermerët shqiptar, duhet të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK për një hetim të thelluar të këtij skandali, që dëmton familjet fermere dhe pasuron klientët e qeverisë.

Shqipëria nuk meriton të jetë gazi i botës prej skandaleve të Edi Ramës.

Shqipëria meriton më shumë dhe me programin tonë do të ketë më shumë.

Angazhimet tona konkrete për të luftuar korrupsionin dhe siguruar mirëqeverisjen, do zhbllokojë 112 milionë eurot që BE ka pezulluar për shkak të korrupsionit të qeverisë aktuale, duke u’a kthyer ato fermerëve.

Synim ynë kryesor për bujqësinë është mbështetja çdo vit me 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta, si dhe 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural. Me këtë paketë serioze, të hartuar nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj, përfitojnë rreth 150 mijë familje fermere, të cilat do ndihmohen të dalin nga errësira, varfëria dhe stanjacioni i qeverisë Rama.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat