Mbi 1 orë e gjysmë në rrugë, dhjetëra mjete bllokohen tek Shkalla e Tujanit

Shqipëria

Mbi 1 orë e gjysmë në rrugë, dhjetëra mjete bllokohen tek Shkalla e Tujanit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 17:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme, dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Qytetarët e bllokuar aty raportojnë se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë e të sëmurë.

I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër.

Shkak për këtë bëhen punimet për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.

Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat