Dalin rezultatet paraprake për rektor të Universitetit në Korçë, ja kush ka arritur të mbledhë më shumë vota

Shqipëria

Dalin rezultatet paraprake për rektor të Universitetit në Korçë, ja kush ka arritur të mbledhë më shumë vota

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Nga zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme dalin rezultatet paraprake për Rektor të Universitetit.

Më shumë vota ka arritur të mbledh Prof.Dr. Lorenc Ekonomi, konkretisht 75 vota, ndjekur nga Prof.Dr. Robert Damo me 47 vota dhe në fund me 13 vota nga Prof.Dr. Irena Nikaj.

Me një diferencë të konsiderueshme paraprakisht fitues shpallet Prof.Dr. Lorenc Konomi edhe pse ende janë në proces votat e studentëve, nuk pritet të ketë ndryshim pasi pesha e tyre në këtë votim është vetëm 10%, pra një përqinjde e cila nuk mund të bëj diferencë.

Ndërkaq pritet të dalë rezultati për dekanët, senatorët dhe shefat e departamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat