Mbrojtja e Arbër Paplekajt rendit argumentet: Ish-efektivi u ofendua, u dhunua dhe u qëllua me armë zjarri

Shqipëria

Mbrojtja e Arbër Paplekajt rendit argumentet: Ish-efektivi u ofendua, u dhunua dhe u qëllua me armë zjarri

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:31
Mbrojtja e Arbër Paplekajt rendit argumentet: Ish-efektivi u ofendua, u dhunua dhe u qëllua me armë zjarri

Prokuroria e Apelit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për Arbër Paplekajn.

Gjykata u tërhoq për vendim që do shpallet në një korrik.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dokumentin e mbrojtjes së të akuzuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021.

Në dokument theksohet se “Personat që erdhën vrullshëm kanë sulmuar pa asnjë paralajmërim grupin e vullnetarëve të shtabit elektroral të Partisë Demokratike të Qarkut Elbasan. Nga pamjet filmike rezulton që personat që erdhën vrullshëm kanë goditur menjëherë shtetasin Erjon Demushi, që vazhdonte të filmonte me telefonin e Arjan Hoxhës, kanë goditur vetë shtetasin Arjan Hoxha dhe më pas turma i është turrur të mbrojturit prej meje Arbër Paplekaj.

Nga pamjet filmike, që përmban një USB, e vetëdorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan nga shtetasi Ymer Xhaferri, babai i shtetasit Klemend Xhaferrit, të shfaqura në seancë gjyqësore dhe që janë administruar në gjykim ka rezultuar, se i mbrojturi prej meje Arbër Paplekaj në momentin kur në vendin e ngjarjes kanë ardhur persona të shumtë dhe të dhunshëm në vendin e ngjarjes ka qënë shumë i qetë, nuk rezulton të ketë patur konflikt me asnjë person, madje nuk është i përfshirë as në ndonjë debat dhe as në komunikim me asnjë person të pranishëm në vendngjarje. Ai është në trotuar dhe në pritje për tu larguar, pasi policia duhet të vijonte procedurat me automjetin tip Mercedes Benz dhe me shtetasin Mehmet Greca që kishte qënë në drejtim të këtij automjeti.

Ka rezultuar e provuar se krejt papritur, në kohë shumë të shkurtër, personat, që ishin bashkë me Arbër Paplekën, por kryesisht vetë Arbër Paplekaj, janë sulmuar nga ky grup i madh personash që kanë ardhur vrullshëm me disa makina, disa prej tyre të armatosur. Bazuar në provat e administruara në gjykim, nga dëshmitë në seancë gjyqësore rezulton që ky grup personash bashkë me viktimën Pjerin Xhuvani kanë ardhur në vendin e ngjarjes për të shpëtuar shtetasin Mehmet Greca, që të mos i nënshtrohej procedurave ligjore nga ana e policisë si dhe të mos evidentoheshin materialet zgjedhore që Mehmet Greca kishte në automjetin e tij.

Faktin, që këta persona kanë ardhur në vendin e ngjarjes për të shpëtuar Mehmet Grecën të pranuar nga Prokuroria, e citon edhe gjykata në arsyetimin e vendimit objekt ankimi, pasi është rrethanë shumë e qartë nga aktet dhe provat në dosjen gjyqësore. Është e qartë që Mehmet Greca në këtë moment kishte punë vetëm me policinë dhe ndihma ndaj tij konsistonte pikërisht që ai tu shmagej procedurave ligjore, kontrollit të automjetit dhe shoqërimit të tij në polici.

Nga pamjet filmike të shfaqura në seancë gjyqësore dhe të administruara si prova rezulton se këto persona vijnë me shpejtësi, me disa automjete, shumica prej tyre lëvizim së bashku në autokolonë me synim pikërisht vendin e ngjarjes.
Nga pamjet filmike janë identifikuar automjetet me targa AA 040 NJ, e tipit Range Rover, ajo me targa AA 001 MN e tipit Mercedes Benz GL, autovetura me targa AB 010 CC e tipit Mercedes Benz C Class, autovetura me targa AB 161 OO, automjetet me targa AA 119 YU dhe ajo me targa AA 035 AG.

Nga pamjet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë me Nr. 2, 3 dhe 4 të objektit “Salla operative e firmës KUMRIA”, e cila ndodhet në lagjen “5 Maj” Bashkia Elbasan dhe kanë në fokus kryqëzimin që bashkon rrugën e Universitetit me rrugën “Lef Nosi”, të shfaqura në seancë gjyqësore, ka rezultuar që këto mjete lëvizin në autokolonë, me shumë shpejtësi dhe me drejtim pikërisht vendin e ngjarjes. Sapo këto automjete mbërrijnë në vendin e ngjarjes, ndalojnë në mesin e rrugës duke e bllokuar plotësisht atë dhe prej tyre zbresin një numër i konsiderueshëm personash.

Nga aktet provohet që sapo mbërrijnë, ndalojnë në mes të rrugës duke e bllokuar plotësisht qarkullimin dhe pa asnjë paralajmërim, duke shpërfilluar praninë e shumë policëve në vendin e ngjarjes, pa asnjë shkak të justifikuar as ligjor dhe as moralisht, kanë sulmuar personat që ishin me Arbër Paplekën, por kryesisht vetë Arbër Paplekën duke e sharë dhe ofenduar atë rëndë nga familja me një fjalor tejet denigrues, që ka cenuar rëndë dinjitetin e tij njerëzor personal dhe familjar, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe personave që ishin me të, kanë qëlluar me armë zjarri prej së paku nga dy të tilla në drejtim të tij dhe të shokëve të tij duke plagosur dy nga shokët e Arbër Paplekaj, dëshmitarin Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prengën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat