Vrasja e Xhuvanit, ish-zv.drejtori i policisë së Elbasanit: Pse nuk reaguam me armë

Shqipëria

Vrasja e Xhuvanit, ish-zv.drejtori i policisë së Elbasanit: Pse nuk reaguam me armë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, po mbahet këtë të premte seanca e radhës ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 si edhe ndaj të pandehurve të tjerë në këtë çështje, mes tyre ish-zv.drejtori policisë së Elbasanit Nikollaq Palla i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Avokati mbrojtës i ish-zyrtarit të policisë dha argumentet e tij para gjykatës pse klienti i tij është i pafajshëm.

“Punonjësit e policisë nuk kanë përdorur armë, pasi në ligjin e armëve është e shkruar saktësisht që punonjësve të policisë u ndalohet që të përdorin armët në momentin kur ka prezencë të madhe të publikuar. Aty kanë qenë më shumë se 60 vete. Prokuroria dhe Gjykata e Elbasanit renditën disa mosveprime nga ana e të mbrojturit prej meje e para ka qenë mos shoqerimi në kohë reale i Mehmet Grecës, ndërkohë është urdhëruar shoqërimi i tij dhe është e dokumentuar ky fakt. Çfarë do të thotë menjëhershmëri, së pari duhet të sqarohet se kush ishin palët në atë ngjarje dhe se nuk mund të bëhej shoqërimi. I mbrojturi nga unë ka urdhëruar shoqërimin e Grecës por më pas në kohë rekord kanë arritur makina me persona të tjerë, dhe e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt. Sipas pamjeve filmike, Nikollaq Palla ka qenë në mes të turmës, ka qenë pranë nje efektive e cila u plagos. Nuk ka elementë provues që zoti Nikollaq Palla ka kryer veprime apo mos veprime që bien ndesh me punën e tij si punonjës policie. Sa i takon veprës tjetër deklarim i rrem para oficerit të policisë gjyqësore, nuk ka asnjë elementë të kësaj vepra ka treguar çdo gjë që ka ndodhur me detaje, ai është prej 3 dekadash efekti policie, si mund të mos thoshte të vërtetën. Nikollaq Palla ka rrezikuar jetën e tij duke qenë në mes të turmës duke rrezikuar jetën e tij. Përfundimisht kërkojë kësaj gjykate të nderuar deklarimin e pafjalësh të Nikollaq Pallës, ndryshim e vendimit të gjykatës së Elbasanit. Edhe nëse lihet në fuqi ai vendim të pezullohet dënimi me burg”, tha ai.

Ndërkohë vetë, ish-zyrtari i policisë së Elbasanit tregoi detaje nga ngjarja e cila siç tha ndodhi shumë shpejt ndërsa argumentoi pse policia atë ditë nuk kishte reaguar me armë.

“Jam dakord me çfarë tha avokati më herët, shkurtimisht duhet të them dy gjëra në lidhje me veprimet, nga shqyrtimi gjyqësor del hapur se ne kemi lëvizur në drejtimin që na u tha për të marrë informacion për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Kam marrë informacion në sallën operative dhe po ashtu kemi marrë informacion edhe nga forcat shqiponja. Kur kam arritur në rrugën Lef Noci i kam thënë kolegut që aty do jetë problemi, është tek grupi i njerëzve aty dhe sapo kemi zbritur shumica e njerëzve po na filmonin. Sapo kam marrë informacionin e parë kam urdhëruar shoqërimin e personit, pa lëvizur dy metër lëvizi personi, shpërtheu situata që gjeneroi në përdorimin e armës. Kam njoftuar sallën që kemi situatë me armë të vijnë ambulanca dhe kemi shoqëruar personat, u është dhënë ndihma e parë të dëmturve dhe kam rrethuar vendin e ngjarjes dhe kemi urdhëruar kontrolle banesash dhe shoqërim personash. Unë kur vajta atje jam përplasur fizikisht me Mikel Xhaferrin (Kel Camin) e kam shtyrë i kam thënë largohu policia, dhe ky ka qenë momenti kur kanë filluar të shtënat. Nëse ne do të kishim përdorur armët do kishim shtuar numrin e viktimave, shyqyr që asnjëri nga ne nuk e bëri këtë, nuk do godisnim dot objektivin sepse ne polici lokale ishim të rrezikuar, nuk jemi të specializuar për të përdorur armën në turme unë kam besim tek gjykata”, tha Palla.

Nushi ka qenë nëndrejtor i Policisë së Elbasanit në kohën që u vra Pjerin Xhuvani. Në momentin e vrasjes, Nushi bashkë me vartësit e tij janë filmuar teksa largohen me vrap në momentin që ka nisur përplasja me armë zjarri më 21 prill. Ai akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat