‘Plumbi i Artë’/ 6 nga të pandehurit kërkojnë veçim të çështjes, ja kur pritet të vendosë gjykata

Shqipëria

‘Plumbi i Artë’/ 6 nga të pandehurit kërkojnë veçim të çështjes, ja kur pritet të vendosë gjykata

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 12:48
‘Plumbi i Artë’

Më shumë se gjysma e të pandehurve në procesin “Plumbi i Artë” kanë kërkuar veçim të çështjes nga pjesa tjetër, për shkak se nuk kanë kryer vepra të rënda penale.

Në mesin e të pandehurve që kërkojnë veçim të çështjes janë Agim Gjini, Gentian Sharra, Ardian Uzuni, Albert Pashaj, Xhulian Hoxha e Ilirian Feçi, të cilët thonë se nëse çështja veçohet ata kanë mundësinë të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Seanca e radhës u caktua me datë 28 qershor, ku trupa gjykuese do të shprehet për kërkesën e të pandehurve.

Në seancën e kësaj të premte, të pranishëm në sallë ishin disa nga të pandehurit, mes të cilëve Nuredin Dumani, Besian Xhixha, Skerdi Tase, Ardian Uzuni, Albert Pashaj, Gentian Shala, Ilirian Feçi, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat