Shpëtohen dy pushuese nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

Shqipëria

Shpëtohen dy pushuese nga Kosova në plazhin e Shëngjinit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 12:12
Ilustrim

Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikuar mbytjen paraditen e së premtes në plazhin e Shëngjinit.

Rasti është regjistruar në qendër të plazhit.

Pushueset janë arritur të nxirren nga vrojtuesi i plazhit dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Sipas informacioneve, dy pushueset ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat