Kushtetuesja vendos sot për Xhaçkën, Bardhi: Prej 2 vjetësh Kuvendi po ju sfidon

Shqipëria

Kushtetuesja vendos sot për Xhaçkën, Bardhi: Prej 2 vjetësh Kuvendi po ju sfidon

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 11:09
Gazment Bardhi

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot vlefshmërinë e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Kjo është hera e dytë që kjo gjykatë do të trajtojë këtë rast me kërkesë të opozitës.

Mazhoranca në Kuvend për dy herë radhazi ka votuar kundër dërgimit të çështjes nga Parlamenti në gjykatë. Këtë përpjekje tani po e bën opozita firmat me 1/5 e deputetëve

Si përfaqësues i opozitës, Gazment Bardhi tha gjatë seancës se i takonte Gjykatës Kushtetueses që të vendoste për mandatin e Xhaçkës.

“Prej dy vjetësh Kuvendi po sfidon vendimin tuaj. Mazhoranca sfidoi dinjitetin e kësaj gjykate duke e zvarritur çështjen deri kur Xhaçkës mandati t’i përfundojë vetë. Mazhoranca vendosi kundër vendimit të Gjykatës. Ka nevojë për interpretim. Nuk kemi asnjë përfitim politik sepse zonjës i skadon mandati për 6 muaj. Në 2 vjet e gjysmë ajo e ka ushtruar mandatin në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat