Sot temperaturat thyejnë rekord! Arrijnë deri në 41 gradë C, parashikimi i motit për këtë të premte

Shqipëria

Sot temperaturat thyejnë rekord! Arrijnë deri në 41 gradë C, parashikimi i motit për këtë të premte

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Ditën e premte mbi vnedin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 39°C

në zonat e ulëta 22 deri 41°C

në zonat bregdetare 23 deri 39°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat