Aksidentet e rënda, eksperti: Ja pse shkaktohen dhe profesionet më të rrezikuara

Shqipëria

Aksidentet e rënda, eksperti: Ja pse shkaktohen dhe profesionet më të rrezikuara

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 00:54
Eksperti Erion Muça

Emisioni Vetting në News24  trajtoi historinë e Mahmude Premçit, bashkëshorti i së cilës Gjergj Premçi, humbi jetën në 1992, gjatë një aksidenti në punë, kur në Albpetrol shpërtheu gazi. 32 vjet Mahmude Premçi kërkon drejtësi, por drama e kësaj familjeje vijon dhe është aktuale edhe sot punonjësit që kanë humbur jetën në vendin e punës janë të shumtë, tregues i një niveli alarmant sigurie në vend.

Sipas burimeve të informacionit të cilat iu referohen statistikave të fundit mësohet se aksidentet në vendin e punës gjatë vitit 2020 ishin 168 raste. Inspektorati i Punës bën me dije se janë kryer 201 inspektime të nisura për këtë shkak.

Eksperti Erion Muça, studiues punësimi dhe karriere shprehet “mungon shkalla e ndëshkueshmërisë  si për sipërmarrësit ashtu edhe për punonjësit në rastet kur shkelen rregullat e sigurimit dhe shëndetit në punë. Masat që merren në rastet kur shkelet ligji nuk janë aq të ashpra sa të diktojnë interes për tu respektuar e zbatuar ligjin pasi shumica e punëdhënësve në rastet kur ndodh një aksident apo punëkërkuesi kërkon të gjejë të drejtën nëpër gjykata humbet, pasi çështjet zgjatin pambarimisht dhe zbehet dëshira për të kërkuar të drejtën pambarimisht,  të drejtën tëndë me vite nëpër çështje gjyqësore. Në shumicën e rasteve statistikat në Shqipëri e provojnë që kanë të bëjnë me lëndime në vëndin e punës e deri në humbje jete, mbyllet me marrëveshje mes palëve. Punëdhënësi i jep një sasi parash punëmarrësit që lëndohet, apo më keq kur humb jetën jua jep të afërmve, duke e zgjidhur çështjen jo defenitivisht, pasi gjërat më pas deformohen dhe mbyllen në mënyrë të padenjë dhe jo konformë ligjit, duke bërë që edhe rastet të përsëriten e abuzuesit me ligjin të mos ndëshkohen konformë ligjit”.

Gjatë hetimeve janë konfirmuar 182 punëmarrës të aksidentuar në punë, prej të cilëve 36 punëmarrës rezultuan me pasoja të humbjes së jetës. Në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejt me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, po ashtu 72% e aksidenteve me pasojë fatale për jetën kanë ndodhur për të njëjtat shkaqe.

Sipas ekspertëve ka disa sektor që kanë punonjës të rriskuar sidomos në ndërmarrjet private.

“Kuptohet që sektori më me rrisk është sektori minerar, industria përpunuese dhe ajo prodhuese, sektori i ndërtimit po ashtu dhe sektori i distribucionit, që vitet e fundit klasifikohet si një sektor që ka një ekspozim të lartë përballë rrezikut të lëndimit apo humbjes së jetës në punë. Kur flas për sektorin e distributorit ka të bëjë që ne kemi shumë bare, restorante, pastiçeri, katering me motorra që lëvizin, kudo nëpër qytetet ku shpëndajnë porositë, ekpozimi i tyre në mos pasjen kujdes dërgon në përballjen me pasoja të tyre aksidentale, të cilat dërgojnë në lëndime e deri në vdekje në punë”, thotë ekperti Erion Muça.

Sipas statistikave nuk ngelen pas as subjektet shtetërore ku numërohen 29 punëmarrës të aksidentuar nga të cilët 7 punëmarrës kanë rezultuar me pasoja fatale. Nisur nga shkaku i aksidenteve me pasojë vdekje: 28% e tyre kanë si shkak të aksidentit “rënien nga lartësia”; 12% moszbatimin e rregullores së sigurimit teknik; 9% rënien në kontakt me energjinë elektrike; 14% aksidente rrugore me pasojë vdekjen.

Katër nga punëmarrësit e aksidentuar me shkak vdekje kanë rezultuar punëmarrës të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Gjithashtu kanë qenë pa kontratë individuale apo kolektive të nënshkruar. Dy nga aksidentet me pasojë vdekje nuk janë njoftuar në kohë nga subjektet, apo njoftimi nga ana e tyre ka munguar.

Aksidentet e regjistruara në Dibër, në minierën e Bulqizës ndër vite janë në ulje por të përsëritura nga të njëjtët subjekte. Në vitin 2020 aksidentet e përsëritura përbëjnë 5.7% të rasteve të ndodhura. Në vitin 2019, aksidentet e përsëritura përbëjnë 7.8% të rasteve të ndodhura, kurse në vitin 2018, aksidentet e përsëritura përbëjnë 7.2% të rasteve.

Pesë punëtorë humbën jetën brenda majit në vendin e punës

Çështja e sigurisë në punë u rikthye në qendër të vëmendjes së publikut në muajin e fundit. Shkak u bë humbja e disa jetëve, duke rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë, sidomos në ndërtim.

Një 28 vjeçar humbi jetën në një kantier ndërtimi në Tiranë 27 maj 2024, pasi ra nga kati i 7 -të i një pallati që po ndërtohej.

Ky është aksidenti i pestë me humbje jete që ka ndodhur gjatë muajit maj. Ndërsa arsyet e aksidenteve janë kryesisht mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë.

Në 21 maj humbi jetën në minierën e Krastë-Martaneshit Armand Peshku, në të njëjtën ditë 24 vjeçari Jurgen Veshaj, humbi jetën në një gurore në Vlorë.

Në 9 maj në Shëngjin, ra nga lartësia Emiljano Frroku, punëtor në ndërtim dhe vetëm dy ditë më pas, më 11 maj, po në Shëngjin, u regjistrua një tjetër aksident ku humbi jetën punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Aksidentet në punë në sektorin e ndërtimit

Kushtet e punës për punëtorët e sektorëve të ndërtimit dhe jo vetëm, vijojnë të mbeten shqetësuese. Të reflektuara këto edhe me numrin e aksidenteve në punë.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Sigurimeve Shoqërore (ISHPSSH), të marra me kërkesë për informacion, numri i aksidenteve në sektorin e ndërtimit vijon të mbetet i lartë, krahasur me vitet më herët.

Numri më i lartë i aksidenteve fatale regjistrohet në sektorin e ndërtimit. Në vitin 2023, pati 32 punëtorë të aksidentuar në sektorin e ndërtimit, 8 prej të cilëve humbën jetën. Në vitin 2022, u aksidentuan 29 punëtorë e humbën jetën 10 prej tyre. Në vitin 2021 pati 36 punëtorë të aksidentuar, prej të cilëve 6 humbën jetën.

Në 2020-ën, 10 punëtorë humbën jetën, në 39 aksidente të regjistruara. Në vitin 2019 numri i aksidenteve ishte më i lartë, duke numëruar 45 aksidente, nga të cila u shënuan 17 humbje jete. Ndërsa në vitin 2018 numri i aksidenteve ishte 26, prej të cilëve 5 persona humbën jetën.

Në total, aksidentet e punëtorëve për vitin 2023 kanë qenë 168, nga të cilët 30 me humbje jete. Shifër kjo në ulje krahasuar me vitin 2022, ku numri i aksidenteve shkoi në 184, prej të cilave 32 ishin me humbje jete.

Në vitin 2021, numri i aksidenteve në punë ishte 187, ndërsa 31 prej tyre humbën jetën. Në vitin 2020 pati 182 aksidente të punëtorëve, ku 36 humbën jetën. Në vitin 2019 pati 176 punëtorë të aksidentuar, nga të cilët 38 humbën jetën.  Ndërsa në vitin 2018, u regjistruan 195 aksidente në punë, ku 27 persona humbën jetën.

Kësisoj në pesë vitet e fundit (pa përfshirë vitin 2024) kanë humbur jetën në vendin e punës 194 punëtorë e janë aksidentuar 1092 të tjerë. Sipas ekspertëve problemi qëndron në respektimin e jetës së punonjësi

Sipas ekperit Erion Muça “Në Shqipëri punonjësi apo punëtori klasifikohet si një mjetë përf të plotësuar një qëllim të caktuar fitimin e asaj ndërmmarje. Sot sipërmarrësi është i përqënduar më shumë në logjikën e fitimit të përftimit të sa më shumë të shpejtë dhe të realizimit të objektivave që kanë për të realizuar një proces pune.  Për të sjelle një produkt apo kontakty brënda një kohë të shkurtër se sa faktit të ruajtjes së një punoinjësity nga rreziku i lëndimiut apo humbjes së jetës në punë. Punonjësit nuk trajonhen për mbroijtejen e jetës apo shëndetut në punë.  E thjën ndryshe , punonjësi është mjetë  sipërmarrësi ka objektiv  përfitimin jo sigurinë në punë.”

Sipas Inspektoriatit të Punës në vitin 2023 janë pezulluar 179 subjekte për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore dhe shëndetit në punë, dhe janë marrë 936 masa urgjente për shkelje për shkelje të dispozitave ligjore të marrëdhënieve të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat