Vula e PD-së iu dha Berishës, Çipa: Nuk po shoh ende një plan konkret për tu bashkuar të gjitha grupet e opozitarizmit

Shqipëria

Vula e PD-së iu dha Berishës, Çipa: Nuk po shoh ende një plan konkret për tu bashkuar të gjitha grupet e opozitarizmit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:42
Analisti Aleksandër Çipa

Analisti Aleksandër Çipa, ka komentuar lidhur me situatën e opozitës në vend, pasi vula e PD-së iu dha nga Gjykata e Apelit, Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Open” në News 24,Çipa u shpreh se edhe pse PD tashmë e ka një drejtues dhe zyrtarisht ai është Berisha, ende nuk po sheh lëvizje brenda partisë.

 “Nuk po shoh ende një plan konkret për tu bashkuar të gjitha grupet e opozitarizmit”, u shpreh ai.

Çipa tha se është zgjidhur fakti formal që berishizmi të jetë shumicë brenda PD-së, sikundër dominon alternativa e pohimit se kjo shumicë që qeverisës vendin, luan edhe fijet brenda opozitës, e cila nuk shënjon dot unitaritetin e vet.

“Nuk është vetëm shumica që nuk lejon konkurencën e aktorëve opozitaristë të djathtë apo qendrës së djathtë, por është bipolariteti, janë të dy ortakët e mëdhenj të rotacioneve në 33 vite, që nuk lejon kreativitetin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat