Nazarko për situatën në PD: Enkelejd Alibeaj tregoi që nuk është ‘Alibasha’

Shqipëria

Nazarko për situatën në PD: Enkelejd Alibeaj tregoi që nuk është ‘Alibasha’

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 22:22
Enkelejd Alibeaj

Është Enkelejd Alibeaj që shënon aktin e parë të ndarjes nga Sali Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike. Pas më shumë se një javë që vula e logoja blu kaloi tek Berisha, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaron distancimin nga selia blu, duke u larguar nga grupi parlamentar demokrat.

Analisti Mentor Nazarko ishte i ftuar në emisionin, “ Real Story”,  ku komentoi situatën n ë të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe vendimin e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Ai u shpreh se Enkelejd Alibeaj tregoi që nuk është ‘Alibasha’.

“Meqë jetojmë në kohën e mediave sociale, me këtë veprim që bëri Alibeaj, tregoi që nuk është Alibasha. Do duhet të presim atë që nuk duket. Për hir të vërtetës, Alibeajn tregoi që është zotëri, jo Alibasha. Kur iu referuat SHBA si grup interesi, politiko-ekonomik.

Grupi i Berishë s’është grup me interes ekonomik. Nëse është korruptuar një herë, ka qenë përherë i korruptuar. Veprimi vetëvrasës që bëri duke paditur Britaninë, duke pritur që procesi do ishte i ngadalshëm, rrëzoi narrativen që ushqente veten dhe simpatizantët e tij. Këtu, me Britaninë e Madhe është e qartë që është një qëndrim institucional ndaj tij. Berisha shpreson se me ardhjen e Trump, për ndryshime.  

Për SHBA-të dua të them se në kontekstin global, stabiliteti është më i rëndësishëm se rotacioni, në kontekst të tillë ata nuk janë të shqetësuar për rotacionin. Ballkani konsiderohet si vatër zjarri. Rama po bën luftën ndaj korrupsionit, po ri shpik veten. Po ndryshon elitën të PS-së.”, u shpreh Nazarko.

Ndërsa analisti Arben Meçe, tha se “Para tre ditësh presidenti amerikan zgjatur periudhën e zgjatjes së emergjencës. Del presidenti dhe flet për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Siguria amerikane nuk ka filluar me Biden, por është strategji kombëtare e SHBA-ve. Çdo shpresë që mund të pretendojë dikush, është absolutisht e pavlerë. Edhe sikur të ndryshojë pushteti, nuk ka kohë edhe po të dojë. Problem nuk është Berisha, po rata që mbajnë në këmbë kufomën dhe mbajnë me shpresa shqiptarët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat