Berisha fton qytetarët nesër në protestë: Erion Veliaj e shfrytëzoi detyrën për të pasuruar vëllain dhe bashkëshorten

Shqipëria

Berisha fton qytetarët nesër në protestë: Erion Veliaj e shfrytëzoi detyrën për të pasuruar vëllain dhe bashkëshorten

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 20:55
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se çdo atdhetari që i qan zemra, i dhemb shpirti kur sheh Shqipërinë të braktiset në këtë mënyrë si kurrë në historinë e saj.

Ndër të tjera Berisha ka theksuar se Erion Veliaj përfaqëson prototipin e njeriut të zhveshur nga çdo normë, karakter dhe moral.

FJALA E BERISHËS

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time të pafundme për qëndresën tuaj, për guximin, shpirtin e pamposhtur që tregoni, misionarë të kauzës së drejtë.

Kauzës së çdo shqiptari të ndershëm.

Kauzës së çdo qytetari që do dinjitetin e tij dhe të kombit të tij.

Të çdo atdhetari që i qan zemra, i dhemb shpirti kur sheh Shqipërinë të braktiset në këtë mënyrë si kurrë në historinë e saj.

Si kurrë në shekuj nga asnjë pushtim tjetër, të braktiset nga bijtë dhe bijat e saj.

Nuk ka kauzë më të drejtë se kjo.

Është fat i madh në jetë të mbrosh një kauzë të tillë.

Është fat i madh në jetë të sakrifikosh për një kauzë të tillë.

Ndaj dhe u bëj thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohemi nesër në betejë kundër njërit prej simboleve më të shpifura, më të urryera, më të padenja të Shqipërisë dhe shqiptarëve, që ka emrin Erion Veliaj.

Erion Veliaj përfaqëson prototipin e njeriut të zhveshur nga çdo normë, karakter dhe moral.

E njeriut që detyrën e mori për të vjedhur qindra milionë me djegësin e Tiranës dhe për të mos pasur pas 6 vitesh nam as nishan të tij.

Erion Veliaj, detyrën e shfrytëzoi për të vjedhur me emrat e drejtorëve të tij 100 përqind të fondeve publike, tendera me kompanitë e tij.

Si askush tjetër, Erion Veliaj, detyrën e shfrytëzoi për të majmur, për të pasuruar vëllain dhe bashkëshorten, me të cilët ai ka marrë peng të tjerët.

Në çdo pozicion që ta kthesh, më falni për shprehjen se nuk dua të prish gojën, ai del i poshtër, i poshtër dhe vetëm i poshtër.

Erion Veliaj vazhdon paturpësisht dhe sfidon qytetin, qytetarët, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe del në zyrë.

Ai vazhdon të vjedhë sikur nuk është kapur në flagrancë me 136 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Sikur nuk është kapur në flagrancë me 38 milionë euro të kompanisë 5D.

Sikur nuk është kapur në flagrancë me tenderat që i ka dhënë bashkëshortes së tij dhe vëllait.

Ai vazhdon sikur nuk është ai që u tha me qindra herë shqiptarëve se është autori i pyllit 1 milion pemë në Tiranë.

Ai vazhdon sikur nuk është ai që me dhjetëra e dhjetëra herë shfaqte video sikur ishte në detyrë dhe shëtiste nëpër botë.

Erion Veliaj është pra tipi i zyrtarit të shpifur, i cili mbahet në detyrë, mbrohet nga Altin Zamani, nga Arben Kraja dhe kriminelë të tjerë në Skapin e partisë.

Të dashur miq, në qoftë se ka njeri që tallet në mënyrë cinike me shqiptarët, që fryhet dhe pasurohet çdo ditë me pengmarrje dhe ryshfete, ky është Altin Dumani.

Dje ky lëshoi mandat-arrestin për Zoton privat, shpërdorim detyre.

Po kujt ia shet këto o faqezi? Me kë tallesh ti, me një popull tallesh ti që formulon akuza të tilla sikur ta kesh pronë personale Skapin?

Ky është armiku më i egër i ligjit dhe të drejtës.

Ky bandit që rri në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën, i pavotuar në përputhje me Kushtetutën, ky nuk njeh Kushtetutë, ky zagar mercenar njeh vetëm zotin dhe shkopin e tij, po nuk njeh ligj as Kushtetutë.

Po nuk ke turp? Nuk ke turp që endesh korridoreve kryetar i zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën?

Apo Kushtetuta jote është Edi Rama, Kushtetuta jote janë ata që të paguajnë. Kushtetuta jote është Erion Veliaj.

Para jush denoncova mbrëmë se si ky kriminel i fëmijëve tanë, që amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë në pushtet, tenderon me ish-të pandehurin e tij 99.9 përqind.

Prisni, do keni të dhëna të tjera se çfarë gjobëvënësi i pafytyrë është ky.

Të gjitha do ia nxjerrim një nga një. Atij dhe cilitdo.

Nuk ka forcë në botë që ndalon Sali Berishën pa u treguar vendin çdo mafiozi, çdo hajduti, kryeministër qoftë ai, ministër, prokuror apo gjykatës, zyrtar i lartë, shqiptar apo i huaj.

Jetë ime do jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Në mbrojtje të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre. Të dinjitetit të tyre.

Ndaj miqtë e mi, të bashkohemi, por edhe njëherë para jush dhe në emër tuaj, i bëj thirrje çdo demokrati që ka investuar mundin dhe djersin e tij në këtë parti, çdo këshilltari që qëndron aty me votat e flamurit të partisë, të bashkohemi te flamuri, të bashkohemi të idealet, të bashkohemi miq se ky është bashkim në betejë.

Se ky është bashkim jo për pseudo-opozitë, po për betejë-opozitë, për mosbindje civile, për të përmbysur Edi Ramën, për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, për fitoren e PD-së.

Nga lufta veçse ai largohet, thotë himni ynë, nga beteja jonë veçse largohet thotë himni ynë.

Ndaj dhe sot o kurrë, të gjithë në betejë, të gjithë në mosbindje civile, të gjithë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat