Dosje mbi tavolinë, në rafte dhe në tokë, ja si duken zyra e prokurorëve të SPAK dhe Altin Dumanit

Shqipëria

Dosje mbi tavolinë, në rafte dhe në tokë, ja si duken zyra e prokurorëve të SPAK dhe Altin Dumanit

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:00
Foto nga takimi

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ishte sot në godinën e SPAK për të parë nga afër në veprim institucionet gjyqësore shqiptare, mes tyre dhe atë të Prokurorisë së Posaçme.

Nga fotot e publikuara në faqen e facebook të ambasadës amerikane kreu i SPAK i ka treguar malin e dosjeve nëpër zyrat e SPAK dhe ai nuk e ka fshehur habinë.

Gjithashtu Nephew është takuar dhe me Arben Krajën, ish-kreun e SPAK i cili ka në dorë dhe dosjen për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi po hetohen për akuzën e korrupsionit.  Ndërkohë Altin Dumani ka në dorë dosjen ndaj Ilir Metës lidhur me aferën CEZ-DIA.

Image
Foto

Fotot u shoqëruan dhe me një përshkrim nga ku u mësua se mes tyre janë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Vetë nga ana e tij Nephew përsëriti mbështetjen që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të japin në institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së

“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nepheë dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së” shkruhet ne postimin e ambasades amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat