Rikthehen sulmet ndaj policëve/ Karamuço: Aksionet kundër kanabisit kanë “tronditur” bandat, ata duan të japin mesazh se…

Shqipëria

Rikthehen sulmet ndaj policëve/ Karamuço: Aksionet kundër kanabisit kanë “tronditur” bandat, ata duan të japin mesazh se…

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:57
Ervin Karamuço

Ngjarjet kriminale, që kanë patur në fokus efektivë të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë të izoluara në Shqipëri.

Të mërkurën, një punonjësi të Policisë Rrugore në Shkodër iu vendos tritol në automjet, gjatë orët e para të mëngjesit.

Makina e efektivit Kastriot Selimaj ishte parkuar në oborrin e banesës, por fatmirësisht nga shpërthimi kishte vetëm dëme materiale.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Special Report”, tha se në dy vitet e fundit ka patur shumë raste ku efektivë të policisë janë sulmuar.

Ai u ndal tek rasti i Shkodrës, ku thotë se në 24 muajt e fundit janë shënuar tetë raste të vendosjes së lëndëve eksplozive në banesa apo automjete në pronësi të efektivë të Policisë.

“Në 24 orët e fundit kemi tre raste, në është kanosje serioze për jetën, ditën e djeshme, ku ajo ditë u gdhi me një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Kemi rastin e tetë brenda dy viteve në Shkodër vendosjes e lëndëve eksplozive në objekte apo mjete të efektivëve të Policisë”, tha ai.

Sipas tij, këto sulme vijnë si kundërpërgjigje nga bandat, pasi Policia e Shkodrës është kampione sa i takon aksioneve kundër rasteve të trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

“Janë mesazh i qartë për të ndryshuar qëndrim ndaj bandave në qytetin verior. Drejtoria e qarkut të Shkodrës, është drejtoria kampione për aksionet që ka marrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Janë asgjësuar mbi 100 mijë rrënjë kanabis dhe kjo ngjallur një reaksion tek bandat që kultivojnë kanabis”, tha ai.

Po ashtu një efektiv policie u sulmua me thikë në qytetin e Durrësit, këtë të enjte.

Për këtë rast, Karamuço u shpreh se Policia duhet të dijë të ndërhyjë me saktësi në të tilla raste, pasi personat që kanë armë të mprehta në dorë, mund të shkaktojnë edhe humbje jetësh në radhët e Policisë.

“Policia duhet të kenë kujdes se si ndërhyjnë dhe si neutralizohen këto perona. Policia duhet të dijë se si të ndërhyhet, jo fizike, sepse mund të na kushtojë jetën e ndonjë efektivi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat