Komisioni pro apo anti korrupsion? Salianji: Nuk do të prodhojë asgjë, Xhafaj, subjekt i ligjit Antimafia

Shqipëria

Komisioni pro apo anti korrupsion? Salianji: Nuk do të prodhojë asgjë, Xhafaj, subjekt i ligjit Antimafia

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 18:41
Ervin Salianji

Teksa partia socialiste ka nisur punën në komisionin e “Antikorrupsion”, për Partinë Demokratike, e cila ka lënë bosh vendet e saj, ky mekanizëm nuk do të prodhojë asgjë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të selisë blu, Ervin Salianji, thotë se komisioni është ngritur vetëm për efekte elektorale të PS-së.

Salianji: Po duket se ky është një komision i PS-së dhe nuk ka të bëjë me zhvillimin në Kuvend. Ky komision nuk është gjë më shumë se marra e disa kompetencave të Komisionit të ligjeve.

Fatmir Xhafaj ka thërritur tre mbledhje të komisionit deri më tani, por PD nuk ka dhënë konsensus për krijimin ndaj dhe nuk do të mbështesim me votë nismat që do të dalin prej tij.

Salianji: Ndryshimi i ligjeve që kanë shumicë të cilësuar duhet të jetë me 84 vota kështu që në këtë kuptim sikurse u nis me një platformë të PS-së, po vazhdon me këtë përpjekje tjetër për të influencuar tek ato segmente që nuk i ka kapur.

Ervin Salianji hedh akuza edhe ndaj kryetarit të komisionit Fatmir Xhafaj duke ritheksuar se ai është subjekt i ligjit antimafia.

Salianji: Është një sinjal i qartë se njerëzit që janë të zhytur në problemet me ligjin dhe me krimin, apo për të favorizuar kriminelë, sepse Rama ua ka diçka në dorë, mund të përdoren përtej çdo dyshimi që ka publiku.

Komisioni Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian u ngrit në fillim të qershorit, ndërsa mbështetja për të nga faktori ndërkombëtar u kushtëzua me gjithëpërfshirjen edhe të partive të tjera parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat