Çollaku i bashkohet Berishës? Deputeti: Po qëndroj aty ku kam qenë

Shqipëria

Çollaku i bashkohet Berishës? Deputeti: Po qëndroj aty ku kam qenë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 17:54
Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një intervistë në “News Line” në ABC News , foli për situatën politike në PD, duke komentuar edhe vendimin e gjykatës së Apelit që i ktheu vulën Foltores.

Gjatë kësaj interviste ai foli edhe për qëndrimin e tij, i cili pas vendimit të vulës iu bashkua Berishës, ndërsa u shpreh se asnjëherë nuk është larguar nga PD.

“Unë po qëndroj aty ku kam qenë në PD. Nuk ndërrohet xhamia sa herë ndërrohet Hoxha. Themelues i saj, student dhjetori. Jam votuar edhe nga ata që mbështetën Berishën dhe ata që mbështetën Bashën. Nuk është një mandat personal që unë e përdor sipas bindjeve të mia. Unë nuk jam bashkuar me askënd, nuk kam ikur askund jam aty ku kam qenë. Sot kryetar i PD është Sali Berisha, me vendimin e gjykatës. Unë nuk kam braktisur askënd. Jam në vendin ku kam qenë në PD që kur kam qenë 19 vjec.

Ndërsa motivi ndarës me pjesën e Rithemelimit, si një detyrim statutor, dhe ai statut është rrëzuar nga gjykata e Apelit. Pra tanimë nuk ka një ndalim statutor. Por unë mendoj se sanksionimi non grata i zotit Berisha sot kryetar i PD, është një gur shumë i rëndë në ecjen dhe vrapin e PD drejt zgjedhjeve fitores dhe nesër drejt qeverisjes. Por sot këtë vendim mund ta marrë vetëm Sali Berisha. Pra sot është vetëm vendim indivual i Berishës nëse pranon që me peshën e non gratës e përballon për të drejtuar garën. Unë personalisht mendoj që kjo është një peshë ekstreme një peshë e rëndë në derën e PD. Por jo për këtë unë nuk jam i gatshëm të braktis PD. Edi Rama e di se kush janë ministrat e tij në prag sanksionimi dhe ky është një standard i padrejtë. Nuk e mbroj dhe sanksionoj non gratën…Unë s’mund të braktis PD edhe duke qenë koshient se mund të kemi vështirësi dhe të tolerojmë një qeveri si e Edi Ramës…”, tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste Çollaku nënvizoi se sot është Berisha ai që është përgjegjës për suksesin ose jo të PDF.

“Zoti Berisha dhe nga vendimi i gjykatës është kryetar i PD. Sot përgjegjës për fitoren dhe suksesin e PD nuk jam unë dhe po të doni nuk është më as Basha. Sot përgjegjës që njeriu do të paraqesë bilancin është Sali Berisha, pra ne nuk mbajmë peshën për drejtimin e trenit opozitar. Ne kemi peshën personale të betejës elektorale dhe këtë e garantoj që do ta bëj sepse mendoj që Rama duhet të ikë. Për peshën e taktikës nuk e kanë më ato që konsideron pakicë, sot e ka Sali Berisha”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat