Mediat e huaja: Shqipëria, mes pesë destinacioneve turistike me rritjen më të shpejtë në 2024

Shqipëria

Mediat e huaja: Shqipëria, mes pesë destinacioneve turistike me rritjen më të shpejtë në 2024

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Disa vende janë shfaqur si destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë, secila prej tyre me atraksione unike dhe rritje të konsiderueshme në sektorin e turizmit, sipas “Yahoo Finance”.

Duke u bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore e Turizmit – UNWTO për mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë, “Yahoo Finance” krahasoi shifrat për tremujorin e parë 2024 dhe vitin e plotë 2023 me ato të 2019.

Vendet që mirëpritën më pak se 1 milion turistë ndërkombëtarë në 2019 ose 2023 u përjashtuan nga analiza. Kjo metodologji ndihmoi në identifikimin e vendeve me rritjen më të lartë në mbërritjet e turistëve.

Shqipëria

Shqipëria është shfaqur si destinacioni kryesor për turistët në vitin 2024. Vendi pati një rritje të sektorit të turizmit në tremujorin e parë të vitit 2024 me 121% krahasuar me tremujorin e parë 2019 dhe rritja e vitit 2023 ishte 56% më i lartë se në vitin 2019.

Shqipëria konsiderohet si destinacioni ideal për vizitorët me buxhet te limituar dhe ata që kërkojnë të eksplorojnë Evropën.

Vendi krenohet me disa vende të trashëgimisë botërore, një gamë të pasur arkitekture bashkëkohore dhe qytete të gjalla bregdetare

Përballueshmëria e saj dhe atraksionet e ndryshme kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e konsiderueshme të sektorit të turizmit, duke e bërë Shqipërinë një zgjedhje bindëse për turistët këtë vit.

Pesë destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në 2024 :

1-Katari
2-Shqipëria
3-Arabia Saudite
4-Salvadori
5-Bullgaria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat