​Hotelet në Shqipëri, 74 % më shumë vizitorë

Shqipëria

​Hotelet në Shqipëri, 74 % më shumë vizitorë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Të dhënat e hoteleve të publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 62,0%, në krahasim me prill 2023.

Netqëndrimet në hotele u rritën në prill më shumë se 74.5 për qind.

“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e numrit të vizitorëve rezident që janë rritur me 19,4% dhe numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 91,9%” thuhet në publikimin e INSTAT.

“Gjatë muajit Prill 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 62,0%, krahasuar me Prill 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 2.1 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 85,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 85.6%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Por cilët janë rajonet që kanë pasur numër më të lartë vizitorësh? Sipas të dhënave të prillit Rajoni Qendër ka pasur 63.3 për qind të tyre.

Nëse llogarisim afërsinë me bregdetin në zonat jo-bregdetare kjo pjesë mbajti 59 për qind të tyre.

“Normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,1%, kundrejt 13,5% që ishte në muajin Prill 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 24,5%, kundrejt 16,8% që ishte në muajin Prill 2023”, vlerëson INSTAT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat