Njëri kanosi policin, tjetri përndiqte ish-gruan dhe kërcënonte me sms të birin, disa të arrestuar në Tiranë

Shqipëria

Njëri kanosi policin, tjetri përndiqte ish-gruan dhe kërcënonte me sms të birin, disa të arrestuar në Tiranë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr.

Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat