Dhunon të dashurën, arrestohet 34-vjeçari në Fier/ Procedohet dhe 17-vjeçari, ngiste makinën pa leje drejtimi

Shqipëria

Dhunon të dashurën, arrestohet 34-vjeçari në Fier/ Procedohet dhe 17-vjeçari, ngiste makinën pa leje drejtimi

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:47
Policia

Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar të dashurën e tij.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 17-vjeçar, pasi ngiste makinën pa leje drejtimi.

“Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Portëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat