Presidenti Begaj zhvillon në Berlin një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani

Shqipëria

Presidenti Begaj zhvillon në Berlin një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 12:09
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani.

Figura të sukseshme në fusha të ndryshme; sipërmarës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.

Begaj, shprehu përgëzime për arritjet e gjithësecilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.

Gjithashtu Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauzat ë shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.

Presidenti i Repubikës vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe, vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat