Denaj: Bimët mjekësore, eksporte të sigurta drejt tregjeve elitare të BE-së

Shqipëria

Denaj: Bimët mjekësore, eksporte të sigurta drejt tregjeve elitare të BE-së

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 08:05
Landi kultivon në rreth 100 ha sipërfaqe toke, bimë mjekësore dhe aromatike, kryesisht livando e sherbelë.

Bimët medicinale dhe aromatike janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në Malësinë e Madhe, duke punësuar qindra burra dhe gra në mbjelljen, grumbullimin dhe përpunimin e tyre.

Me anë të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka rikthyer mbështetjen për prodhuesit e bimëve medicinale dhe aromatike, sektor i cili është në hapat e tij të parë, por të sigurt drejt tregjeve elitare si ato të Bashkimit Evropian.

Bimët Medicinale janë një sektor i rëndësishëm në eksportet bujqësore. Përveç impaktit socio-ekonomik, parcelat me bimë medicinale dhe aromatike, janë kthyer edhe në një atraksion turistik.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale shembullin e Landit, sipërmarrësit që prodhon dhe përpunon për eksport, ekstraktin e bimëve mjekësore në Malësinë e Madhe.

Landi kultivon në rreth 100 ha sipërfaqe toke, bimë mjekësore dhe aromatike, kryesisht livando e sherbelë.

Ai ka të punësuar 60 fermerë të zonës, që kryesisht janë të rinj të moshës 20-30 vjeç.

“Duke parë përfitimet ekonomike nga sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike, të rinjtë po rrisin interesin për të mbjellë tokat e tyre me këto bimë, që më pas i marrim ne dhe i përpunojmë në fabrikën tonë duke prodhuar ekstrakt vajor që e eksportojmë”, u shpreh Landi.

Ai thotë se, synimi është që kompania të lidhi kontrata afatgjatë me firmat e huaja për eksportin e përpunuar të bimëve mjekësore, që është vlerë e shtuar për të gjithë zinxhirin e biznesit.

Më shumë se, 400 specie janë identifikuar si bimë Mjekësore dhe Aromatike të florës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregtohen.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat