Berisha, “non grata”? Bardhi: Në PD është e njëjta situatë si në 2019-ën kur Basha nuk lejohej të udhëtonte në SHBA

Shqipëria

Berisha, “non grata”? Bardhi: Në PD është e njëjta situatë si në 2019-ën kur Basha nuk lejohej të udhëtonte në SHBA

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:19
Bardhi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga studioja e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës”,duke iu përgjigjur gazetarit Poli Hoxha dha qëndrimin e tij lidhur me vendimin e ndërkombëtarëve për “non –grata”-n e Berishës.

Bardhi theksoi se është e njëjta situatë në PD-së si në vitin 2019-të, kur Lulzim Basha nuk udhëtonte dot në SHBA deri sa sulmoi Berishën.

“Nuk është hera e parë kur PD-ja vihet në konflikt të hapur me partnerët ndërkombëtarë. Ne kemi pasur një betejë me ta edhe në kohën kur miratohej reforma në drejtësi.

Dhe besoj se ende ishte një betejë e drejtë që Lulzim Basha e ka bërë në atë kohë, pasi nëse nuk do ta kishim bërë sot drejtësia e gjitha do të ishte në dorën e Edi Ramës. Dhe ishte Komisioni i Venecias që na dha të drejtë neve.

Në vitin 2020 PD-ja ka pasur nën hetim kryetarin e saj për pastrim parash. Një vepër që dënohet 3 herë më shumë. Asgjë nuk po ndodh pra. Z. Basha pas djegies së mandateve deri kur shpalli të larguar z. Berisha nga partia ka qenë një person që nuk udhëtonte dot në SHBA. Pra është e njëjta situatë”, deklaroi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat