Bardhi zbulon sondazhin: Sot PD-ja është 2 % më shumë seç ishte në vitin 2020. Berisha 11 pikë më shumë se Basha para 4 viteve

Shqipëria

Bardhi zbulon sondazhin: Sot PD-ja është 2 % më shumë seç ishte në vitin 2020. Berisha 11 pikë më shumë se Basha para 4 viteve

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 22:02
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga studioja e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës”, teksa zbardhi sondazhin e selisë blu, deklaroi se PD-ja në drejtimin Sali Berishës është në kuota më të larta se PD-ja e vitit 2021 kur drejtohejh nga Lulzim Basha.

Ndërsa shtoi se vetë Berisha si lidership është mëe përqindje më të lartë përfaqësimi se Basha.

“Sa i takon përqindjes sipas sondazhit ku ndodhet sot Partia Demokratike më duhet të konfirmoj se sot PD-ja është 2 % më shumë seç ishte PD-ja në vitin 2020.

Sali Berisha në pëlqyeshmëri është 11 pikë më shumë se sa në të njëjtën periudhë që ishte Lulzim Basha përpara 4 viteve”, deklaroi Bardhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat