Beqja: Pavarësisht rikthimit të vulës, mbetet probleme se kush do të jetë lidershipi i PD-së

Shqipëria

Beqja: Pavarësisht rikthimit të vulës, mbetet probleme se kush do të jetë lidershipi i PD-së

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 21:35
Mentor Beqja

Analisti Mentor Beqja u shpreh i mendimit se pavarësisht faktit se vula e PD-së iu rikthye mazhorancës së demokratëve, mbetet shqetësuese se kush do të jetë lidershipi që do ta përfaqësojë atë jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por edhe përpara partnerëve ndërkombëtarë.

“Ajo që vëmë re edhe në zgjedhjet e vendeve evropiane tendenca është në rritje drejt personave dhe jo forcave politike.

Dhe ajo çfarë shikoj unë tek PD-ja nëse ajo do të arrijë të tejkalojë këtë ngërç përpara zgjedhjeve, do të jetë në një situatë të vështirë, dhe nëse nuk do e bëjë përpara zgjedhjeve do ta ketë të vështirë më pas.

Dhe duke pasur parasysh betejat që ka përpara PD-ja në këto muaj besoj se fitorja e saj do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh Beqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat