Bardhi: Në PD s’ka diskutim se kush do të jetë kandidati për kryeministër në 2025-ën. S’jam për vija të kuqe as për Bashën e as për askënd

Shqipëria

Bardhi: Në PD s’ka diskutim se kush do të jetë kandidati për kryeministër në 2025-ën. S’jam për vija të kuqe as për Bashën e as për askënd

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 21:26
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga studioja e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh se ende në PD nuk ka një diskutim se kush mund të jetë kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 2025-ës.

“Për ne është e rëndësishme që të hartojmë një strategji të mirëfilltë elektorale se si do të mundet kjo mazhorancë.

Duke mbajtur në konsideratë edhe rrethanat në të cilat gjendet PD-ja. Qytetarët presin një forcë politike ndryshe, dhe një qeverisje ndryshe.

Çdo anëtar i PD-së është në shtëpinë e tij, dhe nuk ka arsye të diskutojmë se a është e hapur apo jo dera e PD-së, edhe për ata që kanë mendim ndryshe.

Unë personalisht nuk ka vënë vizë të kuqe as për Bashën, as për askënd. Pasi mendoj se nuk kemi kohë për të bërë analiza populiste pasi zgjedhjet janë shumë afër. E rëndëishsme është që 10 muaj para zgjedhjeve konflikti politik brenda PD-së ka përfunduar tashmë”, theksoi Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat