Degjeneron sherri në një familje në Korçë/ Arrestohet një person dhe njerku i tij

Shqipëria

Degjeneron sherri në një familje në Korçë/ Arrestohet një person dhe njerku i tij

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Një qytetar mësohet se është përfshirë në sherr me njerkun e tij.

Gjithashtu, dyshohet se i arrestuari me inicialet E.T. ka dhunuar edhe nënën e tij.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit  E .T. dhe M. R., banues në Korçë, pasi dyshohet se shtetasi E. T. është është konfliktuar fizikisht me njerkun e tij, shtetasin M. R. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi E. T. ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat