Braktisi Bashën pas vendimit të Apelit për Vulën? Çollaku: Nuk kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik

Shqipëria

Braktisi Bashën pas vendimit të Apelit për Vulën? Çollaku: Nuk kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:47
Kreshnik Çollaku

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit që vendosi që vula e PD ti jepet ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka deklaruar se ka qenë dhe do të jetë deputet i PD.

Çollaku ka komentuar edhe në lidhje me faktin nëse ka braktisur apo jo Lulzim Bashën pas vendimit të Apelit, ku tha se nuk ka lëvizur në asnjë moment nga identiteti i tij politik.

“Isha dhe jam deputet i PD. Me statusin në rrjetet sociale konfirmoja këtë gjë. Komentet dhe kuptimet e keqkuptimeve vërshuan po braktis këtë apo po shkon atje.

Dua të sqaroj se unë nuk kam lëvizur në asnjë moment nga identiteti im politik. Jam student i dhjetorit dhe themelues i PD.

Nuk ka braktisur askënd por kam refuzuar të gjithë ata që më kanë kërkuar që të lë PD-në.

Kam deklaruar se do jem aty ku është sigla e PD.

Duhet paraqitur një projekt bashkimi. E kemi të pamundur fitoren pa bashkuar demokratët dhe pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat