Koçiu thirrje studentëve që kanë mbaruar mjekësi: Ju ftojmë të bëheni pjesë e programeve tona të specializimit

Shqipëria

Koçiu thirrje studentëve që kanë mbaruar mjekësi: Ju ftojmë të bëheni pjesë e programeve tona të specializimit

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 14:24
Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve të mjekësisë, që kanë mbaruar studimet në këtë degë, të bëhen pjesë e programeve të specializimit “Mjek Urgjence” dhe “Mjek Familje” pa konkurim.

Këtë vit, për herë të parë kemi hapur programet e specializimit për “Mjek Urgjence” dhe “Mjek Familje” pa konkurim. Studentët që do të shpallen fitues, do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist gjatë gjithë kohës së studimit.

Këto programe specializimi ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor”, tha Koçiu.

Nëse keni mbaruar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe jeni në kërkim të një specializimi, ju ftojmë të bëheni pjesë e skuadrës sonë të shëndetësisë në fazën e dytë të aplikimit në dy degë prioritare.

Këtë vit, për herë të parë kemi hapur programet e specializimit për “Mjek Urgjence” dhe “Mjek Familje” pa konkurim. Studentët që do të shpallen fitues, do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist gjatë gjithë kohës së studimit.

Këto programe specializimi ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat