U soll në mënyrë joprofesionale me një shtetase gjermane, e pëson keq polici

Shqipëria

U soll në mënyrë joprofesionale me një shtetase gjermane, e pëson keq polici

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:51
Për shkeljen e kryer, turistja gjermane është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Një efektiv i Policisë Rrugore në Lezhë është pezulluar nga detyra, për shkak të sjelljes së tij në mënyrë joprofesionale me një turiste gjermane, gjatë kryerjes së detyrës.

Më 10 qershor, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese një shtetase gjermane, pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur.

Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate.

Për shkeljen e kryer, turistja gjermane është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë:

Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e mënjëhershëm të këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë, përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për shkeljen e konstatuar, ka vepruar konform ligjit, konkretisht:

Më datë 10.06.2024, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. W., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur. Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate. Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. W. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët dhe median, që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri që hasin, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm dhe profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat