Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij

Shqipëria

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:51
Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij

Dorian Alia dhe Dritan Nano, dy nga pesë të hetuarit për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mbeten në qeli.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për Alinë dhe Nanon.

Vendimi i Apelit:

Referuar materialeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se në datë 29.05.2024, rreth orës  08:34, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, shtetasi me iniciale D. A, në bashkëpunim me shtetasit D. A etj, në lidhje familjare midis tyre, kanë goditur me sende të forta shtetasin Sokol Mengjesi, me profesion avokat.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale D. N dhe D. A, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88/1, 25 dhe 316, 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1433 Regj. Them, datë 01.06.2024, ka vendosur:

Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim N.

Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim N, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim A.

Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim A, atë të “arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale D. N, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit vlerësimin e paligjshëm të arrestimit, në lidhje me caktimin masës së sigurimi personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimi më të lehtë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 19.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj.  Valbona Vata, vendosi:

–Miratimin e vendimit me nr. 1433 regj.them, datë 01.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat