Ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai, SPAK dorëzon kërkesën pranë Ministrisë së Drejtësisë

Shqipëria

Ekstradimi i Durim Bamit nga Dubai, SPAK dorëzon kërkesën pranë Ministrisë së Drejtësisë

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:30
Durim Bami

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit.

Durim Bami u arrestua pak ditë më parë në Dubai pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.

Bami akuzohet për “kallëzim të rremë” në të njëjtën dosje ku janë të pandehur edhe deputeti Tom Doshi dhe ish-deputeti, Mark Frroku.

I pandehuri Bami, u arrestua në 2 Mars 2015 në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe. Shkak u bënë deklaratat publike të deputetit Tom Doshi, se Bami ishte “rekrutuar” për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi. Pas arrestimit ai mohoi të kishte marrë porosi për vrasjen dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga deputeti për t’u regjistruar duke folur për “skenarin” e eliminimit të tij.

Durim Bami qëndronte në “arrest shtëpie” që prej 8 Majit 2015, pasi u lirua nga dy muaj qëndrimi në “arrest në burg”. Ndonëse kanë kaluar tre vjet, gjykimi i kësaj çështjeje nuk ka nisur. Pas dorëzimit në Gjykatën e Lartë, dosja shkoi në Kushtetuese për interpretim kompetencë. Mandej tek Krimet e Rënda, sërish në Gjykatën e Lartë dhe së fundmi në Gjykatën e Tiranës. Në vijimësi, Bami ka kërkuar lirim nga “arresti shtëpiak”, kërkesë që i është refuzuar, derisa masa i humbi efektet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat