Denoncimi i PD, Balliu: Motra e drejtores së bashkisë merr miliona lekë tendera

Shqipëria

Denoncimi i PD, Balliu: Motra e drejtores së bashkisë merr miliona lekë tendera

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 12:01
Klevis Balliu

Koordinatori rajonal në PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një deklaratë për media, ka denoncuar një rast të abuzimit me tendera në Bashkinë e Tiranës.

Ai ka deklaruar se motra e drejtores së bashkisë ka marrë miliona lekë tendera.

DEKLARATA:

Përshëndetje

Në Bashkinë e Erion Veliajt vjedhja dhe abuzimi i fondeve të qytetarëve të Tiranës është kthyer në rutin.

Lal djegësi ka ngritur një sistem monstruoz korruptiv ku drejtoret dhe punonjësit e tij i japin tendera familjareve të vet. Fakti që kjo është një përsëritje e vazhdueshme tregon qe është sistemi i ngritur. Patjetër si në çdo institucion nuk mund të ndodhë as një procedurë pa titullarin.

Ajo çka është më tronditëse është amnistia që i është berë Erion Veliajt nga organet e drejtësisë, është e turpshme gjunjëzimi i drejtësisë përball Veliajt.

Drejtësia në dorë të partisë që mban nën arrest liderin e opozitës, pa as një fakt dhe pa as një akuzë nuk mban nën arrest Veliajn i cili ka një mal me prova dhe fakte si dhe akuza konkrete.

E në fakt si rrjedhojë Veliaj vazhdon me sistemin e ti prej kryehajduti.

ANK ARCITECTURE shpk është subjekti në pronësi të Albana Koçollari motra e Mirela Koçollari me detyrë Drejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Promovimit të Qytetit pranë bashkisë Tiranë.

Kjo e fundit ka përfshirë kompaninë e motrës së saj duke lidhur kontrata me bashkinë e Tiranës konkretisht:

1. Kontrata dt. 13 Dhjetor 2019 me objekt:

Konsulencë – Ekspertizë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti ‘Shkolla e mesme Sami Frashëri’.

‘Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me rrugë shkresore’, në mbështetje të Vendimit te Këshillit të

Ministrave Nr.750, datë 27.11.2019 ‘Për Shpalljen e gjendjes se fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë’ pika 7.1 gërma dh) përjashtimisht, procedurat e prokurimit për mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i dëmeve te shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor t’i zhvillojnë në rrugë shkresore)

Vlera e kontratës 4 950.000 lekë me tvsh

2. Kontrata dt 5 Qershor 2020 me objekt

Studim Projektim për Objektet Arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit, Tiranë, të ndarë në lote: Loti i VII: Studim projektim per objektin: Ndërtimi i shkollës se mesme ‘Sami Frashri’. (Programi i Rindërtimit)

Vlera e kontratës 3.609.225 lekë me TVSH.

3. Kontrata dt. 4 Shkurt 2021 me objekt:

Loti I:Studim projektim,për objektin: ‘Rikualifikim bllokut që kufizohet nga ‘Teodor Keko’, ‘Tom Plezha’, ‘Mikel Maruli’ dhe ‘Loni Ligori’

Vlera e kontratës 3.738.000 lekë me TVSH.

Përveç kontratave të mësipërme të denoncuara edhe më parë edhe në media, në datën 7 Qershor 2024 Erion Veliaj paguan motrën e drejtoreshës së tij për kontratën nr.14214/11 me objekt: ‘Studim projektim ndërtim qendra polifunksionale faza 1 + faza 2 + faza 3 në vlerën totale 7.141.200 lekë

Te bashkohemi të premten në orën 11:00 kundër korrupsionit dhe hajdutëve të parave të qytetarëve.

Të premten në ora 11:00 në protestë tek bashkia Tirane për të shpëtuar Tiranën nga kthetrat e bosit të organizatës kriminale ‘5D’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat