U gjet dje e mbytur në liqenin e Fierzës, policia identifikon viktimën

Shqipëria

U gjet dje e mbytur në liqenin e Fierzës, policia identifikon viktimën

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një trup i pajetë u gjet ditën e djeshme në liqenin e Fierzës.

Policia njoftoi se viktima nuk ishte identifikuar. por se mendohej të ishte një grua rreth 33-vjeçe, ndërsa nuk iu gjetën shenja dhune në trup.

Policia ka njoftuar sot se viktima është identifikuar, si shtetasja me inicialet E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat