Vdes një 43-vjeçare, konsumoi një sasi medikamentesh antidepressive

Shqipëria

Vdes një 43-vjeçare, konsumoi një sasi medikamentesh antidepressive

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një 43 vjeçare nga Klosi ka humbur jetën pasi konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresive.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e saj mëngjesin e së mërkurës.

43-vjeçarja u transportua në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat