Kumbaro: Operacioni `Plazhe të Pastra`, deri në shtator

Shqipëria

Kumbaro: Operacioni `Plazhe të Pastra`, deri në shtator

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkitë kanë nisur operacionin “Plazhe të Pastra” në Shqipëri.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se me anë të këtij aksioni do të sigurohet dyfishimi i frekuencës së pastrimit në plazhe duke nisur nga tani e deri në shtator”.

“Modeli i mirë i pastërtisë në bregdet është sfida jonë e sezonit turistik veror të cilën nuk e përmbushim dot pa bashkëpunimin tuaj”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga nga pastrimi i vijës bregdetare në Durrës, Kavajë dhe Shkodër.

Operacioni “Plazhe të Pastra” ka hyrë në vitin e tretë të tij dhe gjatë këtij sezoni veror do të mbështesë 7 bashki në pastrimin e plazheve: Himarën, Sarandën, Vlorën, Rrogozhinën, Kavajën, Durrësin dhe Shkodrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat