“Berisha është në arrest shtëpie, afati i hetimit mund të shtyhet edhe kur të vijnë zgjedhjet", Abilekaj përballë Bardhit: Pas vulës...

Shqipëria

“Berisha është në arrest shtëpie, afati i hetimit mund të shtyhet edhe kur të vijnë zgjedhjet", Abilekaj përballë Bardhit: Pas vulës...

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 22:47
Gazment Bardhi

Gazetari Enton Abilekaj tha se Partia Demokratike në mungesë të Sali Berishës është e asfiksuar politikisht.

I ftuar përball Gazment Bardhit në një emision televiziv, Abilekaj tha se Partia Demokratike do duhej të kishte zhvilluar një mbledhje ku të tregoheshin simbolet që do të ndahen, por edhe një mbledhje politike në të cilën të diskutohej për mënyrën se si do të vijojë të funksionojë partia në zgjedhje.

“Berisha është në arrest shtëpie, afati i hetimit mund të shtyhet edhe kur të vijnë zgjedhjet. Problemi është se Partia Demokratike sot, në mungesë të Berishës, është e asfiksuar praktikisht. morën vulën para një jave, u shuajt efekti dhe nuk pati asnjë reagim nga Partia Demokratike.

Nuk është mbledhur një forum vetëm për të treguar se kush do jenë simbolet e partisë, si do funksionojë shpërndarja e simboleve, si nuk do lejohen më degë të Bashës të mos mbajnë më flamurin, vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Të mos ketë më dublime në rrethe. Se ky është një vendim i formës së prerë. Ti nuk ke një mbledhje normale dhe minimale administrative të Partisë Demokratike, e jo më politike pastaj që do duhej me patjetër”,-tha Abilekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat