Tatimi i profesionistëve, Kushtetuesja u jep tri ditë afat paditësve, ja kur do të merret vendimi

Shqipëria

Tatimi i profesionistëve, Kushtetuesja u jep tri ditë afat paditësve, ja kur do të merret vendimi

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Gjykata kushtetuese zhvilloi seancën shqyrtuese të tre padive të paraqitura kundër ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat.

Ligji ndër një sërë risish ka bërë pjesë të tij edhe tatimin e një kategorie të re biznesesh që furnizojnë shërbime të quajtur ndryshe profesionistë të lirë, ku janë përfshirë rreth 29 mijë subjekte që do të duhet të parapaguajnë këstet e tatim-fitimit me normë 15-23% duke filluar nga qershori.

Ligji u kundërshtua fillimisht nga 38 deputetë të opozitës si anti-kushtetues, ndërsa më pas nga Kontabilistët dhe Audituesit si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Pas një seance që zgjati për rreth shtatë orë palët parashtruan argumentet e tyre pro dhe kundër ligjit

Gjykata la afat deri në 21 qershor për dërgimin e materialeve dhe provave të mëtejshme, ndërsa do të japë konkluzionet përfundimtare në 25 qershor për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit si anti-kushtetues, ndërsa më herët hodhi poshtë kërkesën e opozitës për pezullimin e përkohshëm të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat