Zjarri “kaplon” kurorën e gjelbër në Gjirokastër

Shqipëria

Zjarri “kaplon” kurorën e gjelbër në Gjirokastër

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr  ka kapluar kurorën e gjelbër në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër. Zjarri është pikasur në orën 13:00 ku u informuan dhe pjesëtarët e shërbimit zjarrfikës.

Zjarri ka rënë paksa larg zonës së banuar dhe menjëherë forcat zjarrfikëse me ne krye komandant Gramoz Llapin janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e tij në një terren tërësisht malor dhe të papërshtatshëm për mjetet.

Zjarri në këto momente po përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kullosore dhe shkurre.

Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës të PMNZSH, 11 zjarrfikës të PMNZSH.

Flakët e zjarrit po luftohen me mjete rrethanore pompa shpine për shkak të terrenit të vështirë malor ku nuk mund të dislokohen automjetet zjarrfikëse. Zjarri është masiv dhe forcat zjarrfikëse po mundohen ta mbajnë nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat