Po udhëtonte me familjen drejt Sarandës, merr flakë makina e turistit spanjoll

Shqipëria

Po udhëtonte me familjen drejt Sarandës, merr flakë makina e turistit spanjoll

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet ka marrë flakë në ecje, në aksin rrugor Viron-Sarandë.

Policia bën me dije se automjeti ishte marrë me qira nga një shtetas spanjoll, 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat