Dhunë në familje, kanosje dhe vjedhje/ Një e arrestuar dhe disa të proceduar në Fier

Shqipëria

Dhunë në familje, kanosje dhe vjedhje/ Një e arrestuar dhe disa të proceduar në Fier

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Disa persona janë proceduar dhe një një tjetër është arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale.

Autoritetet kanë arrestuar një 21 vjeçare pasi ka ushtruar dhunë ndaj mamasë së bashkëjetuesit të saj dhe ka përndjekur këtë të fundit.

Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për disa persona të tjerë. Përkatësisht për një 49-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa një 42-vjeçar banues në fshatin Frakull e Madhe ëshë proceduar pasi për motive të dobëta ka kanosur një person.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 23 vjeç, banues në Roskovec, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. I. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë shtetasi G. I. dhe një pasagjer.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 36 vjeç, banues në Patos, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë  në komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja N. A., 42 vjeçe, banuese në Patos, e cila kallëzoi se gjatë natës, shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë, një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat