DIA: Organizatat kriminale shqiptare përbëjnë një rrezikshmëri të lartë

Shqipëria

DIA: Organizatat kriminale shqiptare përbëjnë një rrezikshmëri të lartë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Organizatat kriminale shqiptare përbëjnë një rrezikshmëri të lartë dhe një prani të theksuar në aktivitetet e paligjshme, në veçanti në trafikun e drogës.

Kështu thuhet në raportin e Drejtorisë Hetimore të Antimafias italiane, DIA, për 6-mujorin e parë të vitit 2023.

“Bëhet fjalë për grupe të strukturuara mirë dhe të mbështetura tek solidariteti mes tyre pasi bazohen në lidhje familjare”, nënvizon raporti.

Sipas tij, organizatat shqiptare janë përshtatur mirë edhe në nivel ndërkombëtar, pasi janë në gjendje të negociojnë në mënyrë direkte me kartelet amerikano-jugore, në vendet prodhuese, të sasive të mëdha të kokainës.

Shumë operacione anti-drogë të kryera në rajone të ndryshme italiane kanë vërtetuar gjithashtu veprimin e tyre në sinergji me kriminalitetin autokton”, vijon dokumenti i Antimafias.

Në të shtohet më tej se, këto organizata me kapacitete ndërkombëtare transportojnë nga brigjet shqiptare në territorin italian, përmes gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese, emigrantë të etnive të ndryshme, kryesisht iranianë, pakistanezë, irakianë, egjiptianë, sirianë dhe afganë.

Në këtë lloj trafiku, aksi i preferuar mbetet Kanali i Otrantos, përfundon raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat