Meta premton: PL do të japë për punonjësit e bujqësisë pagesë direkte 1000 Euro/hektar dhe ndihma të tjera financiare

Shqipëria

Meta premton: PL do të japë për punonjësit e bujqësisë pagesë direkte 1000 Euro/hektar dhe ndihma të tjera financiare

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:41
Meta premton: PL do të japë për punonjësit e bujqësisë pagesë direkte 1000 Euro/hektar dhe ndihma të tjera financiare

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video, ku shihet së bashku me Viktor Tushën, teksa ky i fundit punon si fermer.

Meta shprehet se Tusha u bë një fermer, i detyruar nga shpopullimi. Sipas tij, Partia e Lirisë nesër në pushtet do të japë për punonjësit e bujqësisë pagesë direkte 1000 euro/hektar dhe ndihma të tjera financiare.

Shpopullimi dhe largimi i fuqisë punëtore e detyroi Viktor Tushën të bëhet një fermer “i detyruar”, përveçse një drejtues politik i talentuar.

Me këtë rast e siguroj Viktorin, por edhe të gjithë fermerët që merren me vreshtari se me Partinë e Lirisë nesër në qeverisje do të përfitojnë pagesë direkte 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym, bashkë me shumë ndihma dhe mbështetje konkrete financiare.

Pa mbështetur Bujqësinë dhe Blegtorinë nuk e ndalim dot shpopullimin dhe nuk e bëjmë dot Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Shqiptarë, bëhuni gati të ktheheni në tokat tuaja të begata dhe të largojmë Lugatin”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat