Pas konstituimit të komisionit Antikorrupsion, Xhafaj mbledh Sekretariatin Teknik! Ja institucionet që do japin llogari

Shqipëria

Pas konstituimit të komisionit Antikorrupsion, Xhafaj mbledh Sekretariatin Teknik! Ja institucionet që do japin llogari

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Pas konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar Antikorrupsionin, kryetari Fatmir Xhafaj ka mbledhur Sekretariatit Teknik të këtij komisioni pranë Kuvendit. 

Gjatë mbledhjes, raportohet se janë ndarë disa detyra që lidhen me punën organizative të komisionit dhe zbatimin e vendimeve që u morën në mbledhjen e parë të tij.

Ndërkohë mësohet se Sekretariati po përgatit shkresat që do të dërgohen pranë institucioneve të pavarura që krijohen dhe japin llogari te Kuvendi si Avokati i Popullit; Kontrolli i Lartë i Shtetit; Komisioni i Prokurimit Publik; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave; Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; Autoriteti i Konkurrencës; Instituti i Statistikave.

Gjithashtu për të përcaktuar ekspertët dhe përfaqësuesit që do të punojnë me 3 nëngrupet e Komisionit të Posaçëm që janë Mirëqeverisja, Sundimi i Ligjit dhe Antikorrupsioni.

Raportohet se do të ketë kërkesa zyrtare nga komisioni për organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike publike e private, si dhe një ftesë për organizatat ndërkombëtare për bashkëpunim, asistencë dhe ekspertizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat