Përplasje fizike në provimin e matematikës, shoqërohen në polici maturantët në Vlorë

Shqipëria

Përplasje fizike në provimin e matematikës, shoqërohen në polici maturantët në Vlorë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Këtë të martë dy maturantë janë konfliktuar me njëri-tjetrin deri në përplasje fizike.

Pas përfundimit të provimit të matematikës në oborrin e një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës, dy të rinjtë janë konfliktuar më njëri tjetrin deri në përplasje fizike midis tyre me mjete të ftohta. Shkak është bërë një konflikt i çastit për motive ende të paqarta.

Pas pak çastesh është njoftuar mbi situatën e ndodhur, kur u mësua se një prej të rinjve kishte dëmtime të lehta në trup.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat operacionale janë gjendur menjëherë në ambientet e gjimnazit ku këta dy nxënës studionin.

Ata kanë bërë të mundur normalizimin e situatës dhe ndalimin e agravimit të saj, ndërkohë që një prej të rinjve është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat